Prokurorja Villma Ruskoska pas anulimit të seancës për 27 prillin ka folur rreth kësaj seance. Ajo tha se anulimi është i pabazë sepse prokuroria në kohë i ka dorëzuar palës mbrojtëse të gjitha dëshmitë e nevojshme, raporton TV21.
Ajo tha se secili i akuzuar në këtë rast afërsisht ka propozuar nga 300 dëshmitarë.
“Mendoj që gjyqi absolutisht nuk duhet t’i pranojë të gjithë dëshmitarët, normalisht pa u shkelur e drejta e mbrojtjes. Gjithçka varet nga ajo”, tha Ruskoska.
Ndryshe në bankën e të akuzuarve për këtë rast janë, Spiro Ristovski Trajko Veljanovski, Mile Janakievski dhe Vlladimir Atanasov.