Ruskovska: Absolutisht nuk besoj në atë që e deklaroi sot Bojan Jovanovski

– Bojan Jovanovski paraqiti shumë gjëra për të cilat nuk ka kurfarë dëshmi dhe kurfarë argumente kështu që absolutisht nuk besoj në atë që e deklaroi sot, tha prokurorja Vilma Ruskovska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas seancës së sotme për rastin “Reket” , duke i hedhur poshtë si të pavërteta edhe akuzat e paraqitura nga Boki 13 se gjoja ajo ka dhënë informata për hetime.
“Nga e tërë dëshmia e Jovanovskit në pjesën më të madhe që e tha, nuk është e vërtetë. Asnjëherë në opinion nuk kanë rrjedhur informata nga lëndë që janë zhvilluar në prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit,
ndërsa posaçërisht askush nuk është ankuar se i janë kërkuar para në cilën do lëndë të kësaj prokurorie” , tha Ruskovska, pas përfundimit të seancës në të cilën dëshmoi mbrojtja.
Për pohimet nga ana e Jovanovskit se celulari i tij aspak nuk i është nënshtruar ekspertizës, ajo sqaroi se ligjërisht termi është “ekstrahohen” të dhënat nga telefoni, e më pas bëhet analiza e atyre të dhënave, ndërsa mbrojtja e Jovanovskit e shfrytëzoi termin ekspertizë që në thelb është e njejtë. Cilin do që do ta kishin angazhuar, thotë, do ta bënte të njejtën. E pyetur për atë përse mbrojtja as prokuroria nuk e kanë thirrur të dëshmojë
Zoran Milevski Kiçeec për çantën, Ruskovska tha se ajo është rezultat i vlerësimit, ndërsa vlerësimi i saj ishte se ka mjaft dëshmi për këtë lëndë.
Ajo përsëriti se nuk beson në dëshmitë që i ka dhënë sot Jovanovski. “Si prokurore çdoherë udhëhiqem nga ajo për çka ke dëshmi, ndërkaq çdokush mundet gjithçka të thotë, posaçërisht nëse dikush nuk është këtu që ta thotë
mbrojtjen e vet dhe nëse ajo është e saktë apo jo”, deklaroi Ruskovska./MIA