Dukovski: Prokuroria nuk ka dëshmi në lëndën kundër Bojan Jovanovskit

 Jemi të kënaqur nga mbrojtja, e hollësishme ishte nga secili aspekt dhe nga secila pjesë e dispozitivit të aktit prokurorial. Kështu që, ai u deklarua, ndërsa Prokuroria është ajo që duhet ta dëshmojë pafajësinë e të akuzuarit, e jo ne të dëshmojmë. Prandaj themi, e tha të vërtetën në mbrojtjen e vet. Ju nuk keni dëshmi në këtë lëndë, deklaroi avokati i Bojan Jovanovskit, Sasho Dukovski pas mbrojtjes së paraqitur në seancën e sotme nga ana e të akuzuarit Bojan Jovanovski në rastin “Reket”.

Dukovski theksoi se Prokuroria nuk ka bërë ekspertizë të telefonit celular.

Ai shtoi se shpreson se gjykata do t’i vlerësojë njejtë dhe me vëmendje të barabartë dëshmitë edhe të mbrojtjes edhe të Prokurorisë.

Sipas Dukovskit, telefoni i Jovanovskit për dallim nga personat e tjerë në këtë procedurë penale as nuk ka qenë i mbrojtur me çfarëdo lloj fjalëkalimi e as  nuk ka pasur kurfarë mbrojtje prandaj aq lehtë është hyrë në celularin e tij për dallim nga tashmë i dënuari, të cilit, theksoi, “fare nuk i është kryer ekspertizë në celular sepse bëhet fjalë për ajfon dhe nuk mund të hyhet brenda”.

Dukovski i mohoi pohimet e Ruksovskës e cila tha se posedon fotografi si dëshmi se çanta me miliona eurot e supozuara përfundoi në shtëpinë e familjes së Bojan Jovanovskit, as ata si mbrojtje kanë pasur qasje drejt asaj dëshmie.

“Me përgjegjësi pohoj se një incizim i tillë nuk ekziston”, tha Dukovski.