Deskoska: Frika nga zgjedhjet e detyron opozitën të rrotullohet, nuk janë të sakta pretendimet e Komisionit të Venecias

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot i mohoi pretendimet që Komisioni i Venecias rekomandon që 60 ditë duhet të kalojnë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, në mënyrë që të mund të organizohen zgjedhjet.

“Është interesante të shihet se si frika e zgjedhjeve dhe ndërgjegjësimi për humbje e opozitës ndaj tyre, i bën disa njerëz të bëjnë spin në mënyrën më joprofesionalë se Komisioni i Venecias ka rekomanduar që të paktën 60 ditë duhet të kalojnë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme që të mund të organizohen zgjedhje. Kjo thjeshtë nuk është e vërtetë”, shkroi Deskoska në profilin e saj në Fejsbuk.

Deskoska thekson se parashikimi i Kushtetutës së Gjeorgjisë nuk është standard i detyrueshëm i Komisionit të Venecias dhe se është diçka që shtetet mund ta marrin si praktika të mira kur e ndryshojnë legjislacionin e tyre. Kushtetuta jonë, thotë Deskoska, përcakton se zgjedhjet nuk mund të mbahen vetëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes ushtarake, gjegjësisht gjatë kohës së këtyre gjendjeve vazhdohen mandatet e deputetëve dhe presidentit të shtetit.

“Kështu që ata që kanë frikë nga zgjedhjet duhet ta dinë se për ne efekt të detyrueshëm kanë dispozitat e Kushtetutës sonë, ndërsa jo të Gjeorgjisë. Ndërsa fakti që dispozitat e lavdëruara nuk duhet të zbatohen në vende të tjera e konfirmon edhe faqja e parë e Raportit të Komisionit të Venecias të cilit i referohen, dhe në të cilin shkruan: “Ky dokument është përmbledhje e fragmenteve të marra nga raportet /studimet e Komisionit të Venecias për gjendjen e jashtëzakonshme dhe mendime për dispozitat kushtetuese ose ligje për gjendje të jashtëzakonshme në vende të caktuara. Kjo përmbledhje duhet të konsiderohet vetëm si kornizë … Lexuesi duhet të jetë i vetëdijshëm se shumica e mendimeve nga të cilat janë cituar fragmentet në përmbledhje vlejnë për vende individuale dhe duhet t’i kenë parasysh specifikat e situatës atje. Citimet nuk janë domosdoshmërisht të zbatueshme për vendet e tjera”, shkruan Deskoska në statusin e sotëm në Fejsbuk.

Kjo, shton Deskoska, me siguri nuk është e qartë sa duhet për avokatët që “grinden” me matematikë dhe logjikë, por çdo matematikan – duhet ta ketë të qartë se nuk mund ta përdorë si justifikim për shtyrjen e zgjedhjeve.