Ruskoska: Paratë e “Aleancës ndërkombëtare” kanë përfunduar në shtëpinë e prindërve të Boki-13

Kemi mjaft dëshmi materiale të cilat dolën kryesisht nga ekspertiza që iu bë telefonit të të akuzuarit aktual Bojan Jovanovski. Sa u takon parave të cilat janë marrë nga Liljana Todorovska dhe të marra menjëherë nga e akuzuara Kristina Bllazhevska, i kemi saktë lokacionet nga ekspertiza e telefonit se ato përfundojnë në shtëpinë e prindërve të tij, kemi fotografi dhe kemi lokacion, deklaroi prokurorja Vilma Ruskoska sot para Gjykatës Themelore Penale në Shkup.

Shtoi se kanë dëshmi materiale të cilat shkojnë në mbështetje të aktakuzës, por edhe dëshmi veçanërisht për Agapi Dika dhe të Liljana Todorovska,… për atë se si është zhvilluar nënshkrimi i marrëveshjeve, negociimi në “Aleancën ndërkombëtare” dhe dëshmitë e Siljan Miceski dhe Adrian Amzoskit.

Ruskoska tha se shkurt në fjalët hyrëse ka thënë se ata janë angazhuar se do të sigurojnë tokë të pandërtuar ndërtimore ndërsa deri diku edhe subvencionim nga shteti.

“Më detajisht për këtë do të shikoni nga vetë dëshmitë materiale si edhe prej dëshmimeve. Sa i takon larjes së parave gjithashtu, jo për Bojanin por për të dyshuarit Jasna Mandiq dhe Mile Jovanovski kamë elaboruar pse vlerësojmë se tek ta ekziston larje e parave gjegjësisht se paratë që i ka marrë Bojan Jovanovski përmes mashtrimit ua ka dhënë atyre t’i paguajnë si hua apo kthim i huas apo donacioneve të BMJ media grup, ndërsa në kuadër të kësaj kompanie ishte edhe 1TV”, tha Ruskoska.

Pyetjes së gazetarëve Ruskoska iu përgjigj se Bojan Jovanovski po shërbehet me kualifikime personale.

“Ai është i akuzuar. Mua fillimisht më bëri prokuror të korruptuar dhe me asgjë nuk ia ka dalë ta dëshmojë dhe përdorë lloj-lloj kualifikimesh që nuk i kanë hije. Kështu që unë thashë se mund ta ideojë një shembull devijues, unë nuk thashë se kush. Unë askënd deri më tani as në lëndën “Reket”, as në këtë lëndë nuk kam pasur për qëllim qëllimisht ta ofendoj pasi ky nuk është drejtimi i dëshmimit të gjendjes faktike. Bojan edhe në rastin paraprak ndërsa edhe tani shërbehet me kualifikime personale”, tha Ruskovska.

Në pyetjen për hetimin për rastin “Perandoria”, Ruskoska tha se lënda është dhënë për ekspertizë.

“Do të bëhet ekspertizë materialo-financiare për lëndën, pasi janë edhe disa dëshmitarë për t’u marrë në pyetje ndërsa ata paralelisht derisa po vijon ekspertiza do të merren në pyetje disa dëshmitarë për të cilët koleget vlerësojnë se janë të domosdoshme”, theksoi prokurorja.

Lidhur me lëndët e ish-PSP-së, Ruskoska tha se kur filloi marrja e lëndëve fillimisht nga PP e RMV e më pas duke i pasur parasysh veprat penale disa na ndahen neve disa në PTHP Shkup kanë vendosur të gjitha lëndët të cilat janë para përfundimit të procedurës hetimore ose para përfundimit të procedurës parahetimore fillimisht të shkojnë në referimin në PP të RMV ndërsa më pas të sillet vendim se çfarë më tej me lëndët, a do të hapet hetim ose nëse duhet të plotësohet hetimi ose të shtrohet aktakuzë. “Kështu që asnjë prej këtyre lëndëve nuk është referuar”, shtoi ajo.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të babait të Bojan Jovanovskit, Mile Jovanovski, gjykimi i sotëm për “Aleancën ndërkombëtare” përkohësisht është ndërprerë 30 minuta dhe u thirr ndihma e shpejtë.

Për rastin, “Aleanca ndërkombëtare”, të akuzuar janë Jasna Mandiq, Bojan Jovanovski-Boki 13, Frosina Remenski, Mile Jovanovski dhe Hristina Bllazheska për veprat penale “mashtrim” dhe “larje parash”.

Në fjalët hyrëse prokurorja Vilma Ruskoska tha se do të dëshmojë se të akuzuarit me vetëdije i kanë kryer veprat dhe se nga fillimi kjo organizatë është bazuar në gënjeshtra, që t’u merren para biznesmenëve Siljan Miceski dhe Ardian Amzoski.

Të akuzuarit u prononcuan të mos ndjejnë faj për veprat për të cilat akuzohen.

Procesin gjyqësor e udhëheqë Sofçe Gavrillova-Efremova. /MIA