Ruskoska: Kam bindjen se 1.5 milion eurot përfunduan tek Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva

Prokurorja Villma Ruskoska u shpreh e zhgënjyer për dënimin e shqiptuar ndaj Boki 13, sepase siç u shpreh ajo, ka pritur dënim më të madh për Boki 13, derisa dënimi për Janevën sipas saj ka qenë i pritur.

“Sa i përket dënimit për Ktica Janeva kam pritur diku 7-10 vjet, ndërsa sa i përket Bojan Jovanovskit nuk jam aspak e kënaqur, kam pritur dënim më të madh se 10 vite. Ankesë do të ketë për të dyja vendimet”, deklaroi Villma Ruskoska, prokurore e rastit.

Ndërkohë e pyetur se ku përfunduan 1.5 milionë euro, Ruskoska me përgjigje.

“Unë mendoj, është bindje e imja se 1.5 milionë euro kanë përfunduar tek Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva”, tha Ruskoska.

Ndërsa avokati i Bojan Jovanovskit u shpreh se këtu nuk përfundon kjo procedurë dhe se do të pasojnë ankesat. Ndërsa avokatja e Janevës, u shpreh se me vendime të këtilla nuk kthehet besimi në gjyqësor, përkundrazi sipas saj gjykata duhet të sjell vendime në bazë të dëshmive. Do të ankohemi, shpresojmë se gjykatat më të larta do të gjykojnë drejtë. Do të luftojmë deri në fund edhe tek gjykatat e vendit edhe ato ndërkombëtare.

Loading...