Aksident trafiku para godinës së Qeverisë në Serbi, dy të vdekur

Dy persona kanë ndërruar jetë kurse tetë të tjerë janë lënduar pas një aksidenti të trafikut para godinës së Qeverisë në Beograd të Serbisë, raportojnë media lokale.

Sipas informacioneve fillestare, besohet se aksidenti në kryqëzimin përpara ndërtesës së qeverisë ka ndodhur kur një shofer ka kaluar në semafor të kuq dhe është përplasur me një furgon.

Tv “Pink” raporton se personat e vdekur janë të moshës 20 vjeçe dhe se në mesin e të lënduarve është edhe një fëmijë dy vjeçar i cili ka lëndime të rënda në kokë.