Cili do të jetë kandidati me performansa ,”Mbipartiake”?

Nocioni kandidat MBIPARTIAK, e para e punës është mbivlerësues dhe denigrues për vetë figurën e kandidatit. Mund të jetë edhe partiak por i kapshëm dhe i dakordësuar edhe nga të tjerët. Mund të jet edhe apartiak dhe i pa eksponuar por me dinjitet, dije dhe integritet.

Të jesh mbipartiak nuk duhet të nënkuptoj se nuk është apo ska qenë anëtarë i ndonjë partie politike, bile do të ishte komike sikur të na deklaronte se asnjëherë nuk ka dalur në votime për të votuar. Dhe më së paku të jetë injorues i të gjitha apo cilit do subjekt politik. Sepse të nënvlerësosh kapacitetet e të gjitha subjektëve politike fare nuk do të kishte të bënte me mbipartitetin e tij por më shumë do kishte të bënte e mjerimin e tij.

Pra kandidati mund të jetë edhe nga mjediset e partive por figura e tij duhet ta fitoj DAKORDËSINË e garuesëve në zgjedhje. Ndërkaq për tu zgjedhur si kryeminsitër në këto rrethana duhet të arrihet marrëveshje politike për qeverisje me vendin nga mazhoranca në parlament.

Të shohim në ditën e parë të fushatës se cili do të jetë kandidati i nominuar nga partia propozuese me performansa ,,MBIPARTIAKE,, !?

(q/a)