Rusia thyen armëpushimin dhe bombardon korridorin humanitar

AP
AP

Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në ditën e 13-të. Rusia po vazhdon sulmet mbi disa qytete, derisa si pasojë e tyre po vdesin edhe fëmijë. Palët ukrainase dhe ajo ruse kanë zhvilluar të hënën rundin e ri të bisedimeve por pa ndonjë rezultat të madh. Të enjten pritet rundi i ri, këtë radhë mes ministrave të Jashtëm, Dmytry Kuleba dhe Sergei Lavrov.

12:48 – Më shumë se 1100 procedime penale janë hapur kundër ushtrisë ruse

Më shumë se 1,100 çështje penale janë hapur kundër ushtrisë ruse, tha Ukraina.

Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale dhe Mbrojtjes së Informacionit të Ukrainës shtoi se disa nga procedurat janë për sabotim dhe për shkelje ë zakoneve të luftës.