Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se raketa e rëndë balistike ndërkontinentale RS-28 Sarmat do të vihet në gatishmëri luftarake deri në fund të këtij viti.
Deklarata u bë pasi Putin dëgjoi raportin mbi testimin e suksesshëm të raketës Sarmat, të cilin e cilësoi si një arritje të rëndësishme për aftësitë mbrojtëse të Rusisë.
Presidenti rus përgëzoi Ministrinë e Mbrojtjes, inxhinierët, studiuesit dhe punëtorët e industrisë së mbrojtjes të cilin ai e cilëson “sukses të pakushtëzuar”.
Putin falënderoi gjithashtu në mënyrë të veçantë komandantin e Forcave Strategjike të Raketave Ruse, Sergey Karakayev.



