Rusia tërhiqet nga mekanizmi kontrollues i KB-së për Sirinë

Rusia u tërhoq nga mekanizmi i kontrollit humanitar të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, i cili u vendos për të mbrojtur spitalet dhe ndihmën humanitare nga sulmet nga disa nga palët kundërshtare në luftën civile Siriane, thuhet në notën që KB e dërgoi në organizatat humanitare.

Rusia mori vendimin për t’u tërhequr pas një raporti të brendshëm të prillit të KB-së, në të cilin thuhet se është “shumë e mundshme që qeveria siriane ose aleatët e saj vitin e kaluar të kenë sulmuar tre spitale, një shkollë dhe një kamp për fëmijë në veriperëndim të Sirisë”.

Rusia dhe Siria thonë se forcat e tyre të armatosura nuk po sulmojnë civilë ose objekte civile, duke përsëritur se ata “kanë dyshime për burimet e përdorura nga KB”.

Kombet e Bashkuara janë të shqetësuar për vendimin e Rusisë për t’u tërhequr nga mekanizmi i kontrollit humanitar të KB për Sirinë, thuhet në kumtesën e KB-së dhe paralajmërohen bisedime të mëtejshme me Moskën zyrtare.

KB apelon të gjithë palët në konfliktin sirian t’i përmbahen të drejtës humanitare ndërkombëtare.