Fero fillon xhirimet e klipit më të ri

Fero është duke qëndruar mjaft aktiv në skenën muzikore, pas publikimit të albumit, ai ka sjellë edhe një seri projektesh të tjera.

Tani gjilanasi është duke punuar në finalizimin e një projekti të ri, me anë të një video të publikuar gjatë mbrëmjes së kaluar në Instagram, bëri të ditur se xhirimet për klipin e ri kanë filluar.

Kënga e cila është duke u punuar në Kosovë, pritet të publikohet në muajin korrik sipas njoftimeve që Fero ka bërë ditët e fundit.