Ciceronët turistikë sërish do të alarmojnë për situatën në të cilën ndodhen

Ciceronët turistikë dhe shoqëruesit të cilët për shkak të situatës me KOVID-19 për disa muaj nuk e kryejnë veprimtarinë e tyre ndërsa një pjesë e madhe e tyre nuk realizojnë edhe të ardhura plotësuese, sot në konferencë shtypi do të informojnë për gjendjen aktuale në të cilën ndodhen.
Ata do të tregojnë edhe për rëndësinë e përgatitjes së protokolleve për punë. Në konferencën për shtyp do të drejtohen kryetari i Asociacionit të
Maqedonisë të ciceronëve turistikë dhe shoqëruesve (AMCTSH), Dimitar Kavrakov dhe nënkryetari Elvir Sadikoviq.
Para një jave, Asociacioni iu qas Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE) dhe publikisht kërkoi ndihmë nga shteti për tejkalimin e krizës me koronën.
Ciceronët turistikë u ankuan se pësojnë humbje të mëdha për shkak të aranzhmaneve të anuluara. Propozimet për përfshirjen e tyre në masat ekonomike zyrtarisht u janë dorëzuar institucioneve kompetente./MIA