Rusia përsëri raporton mbi dhjetë mijë raste ditore të reja me koronavirus

MOSCOW, RUSSIA - MAY 14, 2020: An emergency paramedic in a protective suit seen by an ambulance at the Novomoskovsky multipurpose medical center for patients with suspected COVID-19 coronavirus infection. Mikhail Tereshchenko/TASS (Photo by Mikhail TereshchenkoTASS via Getty Images)

Rusia ka raportuar 10 mijë e 598 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit derisa janë duke u përballur me probleme për ta frenuar pandeminë.

Ka pasë një vazhdimësi të raportimit të mbi dhjetë mijë rasteve ditore në dy javët e fundit, me vetëm një ditë që ka pasë pak më pak se dhjetë mijë. Kjo ka qenë dje kur janë raportuar nëntë mijë e 974 raste, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Përfshirë të dhënat e sotme në Rusi tashmë ka 262 mijë e 843 raste të konfirmuara.

Është vetëm SHBA që ndodhet para Rusisë me numrin e rasteve më të mëdha globale.