“Gjermania duhet ta rikujtojë se dialogu është përgjegjësi e BE-së, jo e Rusisë dhe Turqisë”

Me anë të një postimi në Twitter, Ben Meir ka thënë se Gjermania është njëri ndër shtetet më të fuqishme të BE-së dhe se në këtë formë duhet të mbajë përgjegjësi në procesin e dialogut,.

Përgjegjësia e Gjermanisë sipas Ben Meir është në kontekstin se ky shtet duhet ta dijë se dialogu është  përgjegjësi e BE-së, e jo e Rusisë dhe Turqisë.

“Gjermania është një ndër shtetet më të fuqishme në BE, dhe duhet ta rikujtojë se nxitja e normalizimit të raporteve mes Kosovës e Serbisë është përgjegjësi e BE-së, e jo e Turqisë dhe Rusisë”, ka shkruajtur ai.