Rusia: Pa përfshirjen perëndimore, lufta do të kishte përfunduar tashmë

Goditje të reja kundër Perëndimit nga ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, i cili theksoi se “pa ta lufta në Ukrainë do të kishte përfunduar shumë kohë më parë”.

“Siç thonë vetë udhëheqësit ukrainas, nëse nuk vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë gjithnjë e më agresive, atëherë ata do ta humbin luftën. Dhe ky është një pranim karakteristik, që do të thotë vetëm një gjë: Perëndimi është pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në këtë luftë. Pa të, konflikti do të kishte përfunduar shumë kohë më parë dhe kërcënimet që nga fillimi i grushtit të shtetit në 2014 kanë qenë të varura mbi të gjithë popullsinë rusisht-folëse të vendit të quajtur Ukrainë do të ishin eliminuar”, tha Lavrov në një intervistë me agjencinë Prensa Latina.

“Regjimi nazist në Kiev u përdor nga Perëndimi jo vetëm për të shkatërruar gjithçka ruse, e cila ka ekzistuar gjithmonë në Ukrainën moderne, por edhe për të krijuar kërcënime të drejtpërdrejta për sigurinë e Federatës Ruse, duke përfshirë krijimin e bazave ushtarake dhe infrastrukturës tjetër të Aleanca e Atlantikut të Veriut”, shtoi ministri rus.

“Ne nuk mund të tolerojmë më vijën e Perëndimit, i cili ka vendosur edhe një herë të zgjedhë teorinë dhe praktikën naziste për të shpallur këtë herë një luftë hibride kundër Federatës Ruse”, shtoi Lavrov