Rusia nuk është serioze për paqen – thotë këshilltari i Zelenskyt

Rusia nuk është serioze për bisedimet e paqes.

Kështu tha këshilltari i presidentit ukrainas VolodymyrZelensky për Newshour të BBC-së.

Alexander Rodnyansky thotë se bisedimet synojnë të “fusin në kurth Perëndimin që të mendojë se sanksionet e mëtejshme nuk janë të nevojshme”.

“Ata i kanë përdorur këto bisedime si një mënyrë për të larguar vëmendjen nga ajo që po ndodh në fushëbetejë”, shton ai. transmeton Klankosova.tv.

“Ju nuk kërkoni paqe dhe bombardoni qytete në një shkallë të gjerë në të njëjtën kohë”.