Rusia kërcënon hapur NATO-n: Përdorni arsyen për të shmangur konfliktin, mbroni interesat tuaj

Rusia zyrtare ka reaguar sërish ditën e sotme, teksa ka zgjedhur t’i jap një mesazh specifik NATO-s.

Bëhet me dije se Rusia pret që NATO të përdorë “arsyen e shëndoshë” për të shmangur që konflikti që është aktualisht vetëm me Ukrainën të mos përhapet më tej.

Paralajmërimi erdhi nga zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grushko, sipas “TASS”.

“Shpresojmë që vendet anëtare të NATO-s do të marrin një pozicion për të mbrojtur interesat e tyre kombëtare” shtoi ai.

Kujtojmë se jemi në ditën e shtatë të luftimit Ukrainë- Rusi dhe janë raportuar deri më tani qindra jetë njërëzish të vdekura dhe mijëra të plagosur./ Gazeta Shqip