“Para hundës së rusëve”, ushtria ukrainase stërvitje me armët e gjeneratës së fundit

Trupat e para ukrainase kanë nisur të përdorin armët kundratanke të gjeneratës së re, të dërguara nga Britania, për të forcuar mbrojtjen e Kievit, teksa Rusia po vazhdon të grumbullojë forca në kufij.

Gati 40 ushtarë morën pjesë në kursin pesëditor e më pas, ata janë shpërndarë në disa njësi për të stërvitur dhe trupat e tjera.

Gjithmonë e më shumë po bëhet e qartë se në rastin e një agresioni rus, Ukrainës do t`i duhet të mbrohet prej tij e vetme. Si Shtetet e Bashkuara, ashtu dhe NATO-ja e kanë artikuluar hapur tashmë se nuk do të dërgojnë trupa në terren atje për t`u përballur me forcat ruse në front, në rastin e një pushtimi.

“Ne nuk planifikojmë të nisim trupa në Ukrainë, jemi duke u fokusuar tek ofrimi i mbështetjes”, tha më herët Stoltenberg gjatë për BBC.

“Ka dallim në mes të një vendi që është anëtar i NATO-s dhe një vendi të vlefshëm partner siç është Ukraina”, ishte argument i tij.

Nëse Rusia pushton Ukrainën, kjo nuk do të ishte hera e parë. Moska ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014. Ky vend po ashtu mbështet rebelët në konfliktet në rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat kanë vdekur rreth 14,000 persona.