Rusia godet me 33 raketa Khersonin

Ukraina bëri sot të ditur se Rusia sulmoi me raketa objektiva civilë në qytetin jugor të Khersonit.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës bëhej fjalë për 33 raketa që goditën Khersonin, qytet i cili tashmë ndodhet në duart e Kievit pas tërheqjes së forcave ruse muajin e kaluar.

Moska ka mohuar të ketë patur në shënjestër të sulemeve të saj objektiva civilë në Ukrainë.

Ushtria ukrainase njoftoi gjithashtu se të mërkurën po zhvillohen luftime edhe rreth qytetit Bakhmut e disa pjesëve të tjera të rajonit lindor të Donbasit.