Rusia afër dorëzimit, ja me çfarë po përballet ajo

Përballë humbjeve të vazhdueshme të personelit në Ukrainë, ushtria ruse po thërret përforcime nga i gjithë vendi, sipas vlerësimit të fundit të inteligjencës publike të publikuar të martën nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Rusia po kërkon gjithnjë e më shumë të gjenerojë trupa shtesë për të forcuar dhe zëvendësuar humbjet e personelit të saj”, thuhet në vlerësimin e Mbretërisë së Bashkuar, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Ka të ngjarë që Rusia po lufton për të kryer operacione sulmuese përballë rezistencës së qëndrueshme ukrainase.”

Rusia ka të ngjarë të përpiqet t’i përdorë forcat për të mbajtur territorin e kapur dhe për të çliruar fuqinë e saj luftarake për të rinovuar operacionet sulmuese të ngecura”, thuhet në vlerësimin e Mbretërisë së Bashkuar.