Rusi vret 5 persona me pushkë gjuetie: “Po bënin zhurmë, ma zgjuan fëmijën”

Policia ruse ka njoftuar se bashkëshorti i një mjekeje i ka qëlluar për vdekje pesë persona me arsyetimin se po bënin shumë zhurmë jashtë gjatë kohës së karantinës.

Anton Franchikov, 31 vjeç, i qortoi ashpër njerëzit nga ballkoni i tij para se ta merrte një pushkë gjuetie dhe t’i qëllonte kur ata ishin futur në ndërtesë.

Policia tha se sulmuesi i vrau katër burra dhe një grua, e cila raportohet të ketë qenë shtatzënë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Një zyrtar lokal e lidhi sulmin me tensionet e shkaktuara nga karantina. Ky burrë ishte ankuar për zhurmën që po bëhej në rrugë, nga e cila po zgjohej nga gjumi fëmija i tij.

Ai punonte në një spital dhe kishte marrë pushim pasi ishte bërë prind së voni.

Tri viktima ishin të moshës 24-vjeçare, një 22 vjeç, një 26 dhe një 31 vjeç.

Gruaja e personit të dyshuar, e cila punon në një spital lokal, tha se ishte në tualet gjatë kohës së sulmit dhe nuk ka ndonjë informacion në lidhje me rastin.

Rusia i ka urdhëruar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi si përpjekje për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.