Rusi kërcënon Kosovën dhe Ukrainën: Ne marrin Kievin, serbët Prizrenin

Themeluesi dhe lideri i lëvizjes “Rilindja ruso-serbe”, Andrej Rodinov, ka shpërndarë mesazhe kërcënuese ndaj Ukrainës por edhe Kosovës.

Në një video të publikuar në mediat sociale, ai shihet teksa qëllon me kallashnikov dhe bën deklarata kërcënuese në drejtim të dy vendeve.

“Vitin e ardhshëm, rusët në Kiev dhe serbët në Prizren” – shprehet Andrej Rodionov.

Kujtojmë se më herët ai ka përmendur se së bashku me grupin Ëagner, “do të shkojnë në Kosovë dhe do të ndihmojnë vëllezërit e tij”.