Bastisje në Gjevgjeli, arrestohen dy persona

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme zyrtarë policorë kanë privuar nga liria 42 vjeçarin M.P. pasi gjatë kontrollit ndaj makinës së tij me targa të Velesit është gjetur dhe konfiskuar amfetamin.

Në po të njëjtën ditë në ora 17:45 policia ka privuar nga liria edhe 39 vjeçarin D.D. nga Gjevgjelia. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar materie e dyshimtë pluhur, marijuhanë dhe një peshore digjitale.

Për të dyja rastet është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike -Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë, ndaj personave në fjalë do të ngritët padi adekuate.