Rudiger tregon se sanksionet ndaj Chelsea nuk ishte arsyeja që ai nuk rinovoi

Antonio Rudiger ka zbuluar se sanksionet e vendosura ndaj Chelseat nuk ishin arsyeja pse ai nuk e rinovoi kontratën e tij me Chelsea.

Rudiger i përfundon kontrata me Chelsea në fund të këtij sezoni dhe rinovimi me londinezët nuk do të ndodhë.

Pas humbjes në finale të Kupës FA, ai tha se sanksionet ndaj Chelsea nuk ishin arsyeja që ai nuk ka rinovuar.

“Unë nuk dua të hyj shumë thellë në gjërat. Kishte një shans, por sanksionet nuk ishin problemi”, tha Rudiger.

Gjermani tha se ka pasur ulje-ngritje me Chelsea dhe do dëshironte ta mbyllte epokën e tij në ‘Stamford Bridge’ me fitore të Kupës.

“Kanë kaluar pesë vjet me ulje-ngritje si normale. Kishte shumë gjëra pozitive, por kjo është arsyeja pse unë jam edhe më i frustruar sepse doja për të pasur një fund ndryshe [me një fitore të kupës]”, vazhdoi ai.

Ai gjithashtu tha se si Chelsea ashtu edhe ai kanë dhënë gjithçka për njëri-tjetrin.

“Ka të bëjë me të dyja palët. Chelsea ka qenë i mrekullueshëm për mua dhe unë kam qenë i shkëlqyeshëm për Chelsean. Unë jam shumë, shumë mirënjohës, si unë dhe familja ime. Unë u bëra burrë këtu. Fëmijët e mi kanë lindur këtu dhe gjithçka. Londër, dhe veçanërisht Chelsea, do të jetë gjithmonë i veçantë për mua”, përfundoi qendërmbrojtësi.

Rudiger në fund të sezonit pritet t`i bashkohet Real Madridit si një transferim i lirë.