Rudiger te Real Madrid me një kontratë katërvjeçare

Antonio Rudiger te Real Madrid duket tashmë punë e kryer.

Skuadra e Real Madrid, pas kualifikimit në finale, merr edhe një lajm të mirë. Rudiger është gati të nënshkruajë kontratën me ‘Los Blancos’.

Raportime nga Fabrizio Romano bëjnë të ditur se Rudiger do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me madrilenët, përcjell lajmi.net.

Nënshkrimi tashmë është vetëm çështje ditësh, pasi gjithçka thuhet të ketë rënë në pajtim mes palëve.

Njoftimi zyrtar i klubit pritet të bëhet në fund të sezonit, por marrëveshja është finalizuar.

Rudiger do të luajë sezonin tjetër me fanellën e Real Madrid.