Rudiger provoi të bindte Alaba që t’i bashkohet Chelseas para Real Madridit

Austriaku u largua nga Bayern Munich si agjent i lirë, derisa kërkohej nga disa klube të mëdha evropiane, si Manchester City, Barcelona dhe PSG, transmeton lajmi.net.

Chelsea gjithashtu e donte Alaba dhe sipas “The Telegraph”, Rudiger provoi ta bind mbrojtësin për kalimin në “Santiago Bernabeu”.

Por, Alaba vendosi të transferohet në Real Madrid dhe dhe ndoshta do luajë pranë Rudiger në sezonin tjetër.

Raporti shton se lojtarët e Madridit presin që qendërmbrojtësi i Chelseas t’iu bashkohet në verë si agjent i lirë, ngase edhe refuzoi kontratën e fundit në vlerë 140 mijë euro për javë.

Ndërkohë, Chelsea dëshiron ta mbajë Rudigerin dhe trajneri Thomas Tuchel e ka bërë të qartë se mbrojtësi dëshiron të mbetet në “Stamford Bridge”.