Rrugët të kalueshme, qarkullimi vijon normalisht

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa vende-vende nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në disa vise më të larta vende-vende me mbetje të dëborës, informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë së Veriut.

Nga ndërmarrja apelojnë për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet në rrugë. Ekipet kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe kujdesen që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme.