Rruga Prizren -Tetovë, Muhamedi i ka dy fjalë për Albin Kurtin

Kryeministrit të ri të Kosovës, Urime.

Desha të bëj një plotësim rreth Aksit rrugor Prizren-Tetovë që e paska përfshirë në programin qeveritar.
Udhën malore Tetovë – Prizren e pat hapur qeveria e Shqipërisë së Vjetër më 1943(Qeveri e kryeministrit Mustafa Kruja) kur plakos zija e bukës në të dyja anët e Malësisë së Tetovës dhe asaj të Prizrenit.

Ndërkaq, për një udhë të lidhjes funksionale të viseve shqiptare nga Tetova bëri një projekt Gjermania në kohën e regjimit të Gruevski-BDI, rrugë të cilën përmes vendkalimit kufitar të Jazhincës dhe te kthesa për në Prevallë lidhej me Prizrenin dhe i bashkohej Rrugës së Kombit.Sipas projektit gjerman të garantuar në vend edhe nga Banka Botërore, punimet do zgjatnin disa vite, një pesëvjeçar, dhe ku do të gjenin punë sezonale afër 50 mijë veta, pra, shumica shqiptarë të atyre anëve kah do kalonte rruga e re. Sipas njoftimeve që kam nga një pjesëmarrës shqiptar në këtë projekt dhe që sipas tij, e di edhe kryeministri Zaev, qeverisë së Gruevskit i është dhënë një paradhënie prej 170 milionë euro që i bëjnë rrush e kumbulla me partnerët e koalicionit dhe projekti bie në greminë.

E bëra këtë plotësim se nuk duam që me ndonjë pjesë të ngutur të programit të qeverisë Kurti të mos e kuptojnë si joserioze këtu në Maqedoni..! Do ishte mirë që kryeministri Kurti të reflektojë edhe një herë, pas këtyre që thamë, rreth këtij “Aksi”..!

Nijazi Muhamedi