Rruga e karrierës!

Shkruan: Medai Shaholli

Shumë punëdhënës dhe barkëderra borgjezë të ndyrë, perversa dhe manjakë seksualë në botën shqiptare po shantazhojnë gratë dhe vajzat shqiptare në vendin e punës për favore seksuale. Rruga e karrierës për gratë dhe vajzat sipas barkëderrave perversë kalon vetëm përmes shalëve të tyre!!!

Kjo temë nuk është çështje e re pasi ka qënë prezente edhe gjatë sistemit të kaluar po tani në shoqërinë e re neoliberale (borgjezisë) kompanitë private të sistemit neoliberal (borgjezisë së re) sa vjen edhe më shumë po bëhet më e theksuar.

Gra të reja dhe vajza të sapo diplomuara po bien pre në rrjetën e shefave dhe padronëve të tyre për mbajtjen e vendit të punës në këmbim të favoreve seksuale. Dhe këtë shqetësim ato nuk kanë ku ta ngrejnë dhe kujt t’i drejtohen përveç policisë e cila bën veshin e shurdhët se ‘nuk ka prova të ngacmimit seksual’ në vendin e punës.

Sindikatat si organizata mbrojtëse të interesave të punëtorëve dhe nëpunësve nuk ‘ekzistojnë’ më vetëm se në letër ato nuk duken në horizont, ‘zgjohen’ vetëm sipas porosive dhe rekomandimeve të patronatit duke i vënë në lëvizje sipas rastit se jemi ‘gjallë’ dhe në shërbimin tuaj o ju nëpunës dhe punëtorë të dashur!

Ky është realiteti ynë jo vetëm shqiptar por edhe me popujt e tjerë në rajon dhe do vazhdojë të mbretërojë gjithandek ky fenomen i heshtur i turpit, ku patronët dhe shefat barkëderra përfitojnë nga këto favore të jomoralitetit përmes shantazhit të vendit të punës me vajzat dhe gratë e reja.

Nga ana tjetër, burrat dhe vëllezërit e tyre në shumicën e rasteve nuk e dinë se gratë dhe motrat janë pre e shantazhit për favore seksuale që bëhen ndaj tyre për ruajtjen e vendit të punës.

Kjo gjendje nuk ndryshon përderisa nuk kemi sindikata të vërteta të popullit për popullin që nuk do lejojë të nëpërkëmbet dinjitetiti i vajzave dhe motrave, nënave dhe grave tona në mbarë hapësirën shqiptare për të fituar dhe ruajtur vendin e punës me dinjitet sipas meritës.

Është koha e fundit kur ato duhet të flasin dhe t’i denoncojnë shefat e tyre barkëderrat në polici dhe në prokurori si organe të zgjedhura në shërbim të popullit, ku shantazhin për favore seksuale ta konsiderojnë si vepër penale që cënon nderin dhe moralin e grave dhe motrave tona.

Ndaj, gra dhe vajza shqiptare; ndërgjegjsohuni dhe denonconi barkëderrat e babëzitur që u kërkojnë favore imoraliteti!