“Rrshet” Iliriana, zbulon emrin e vërtetë të Adrit: Më ka marrë malli met thirr Kadri

Iliriana dhe Adri, ani pse nuk janë përfshirë shumë në lojën e “BBVK”, ata po vazhdojnë të jenë brenda shtëpisë më shumë se 50 ditë.
Jashtë shtëpisë është komentuar shumë Adri për emrin e tij, i cili në të vërtetë është Kadri, shkruan lajmi.net.

Kësaj i dha vulën së fundi Iliriana e cila padashje zbuloi atë.

Gjatë një momenti të lezetshëm mes çiftit, Iliriana iu drejtua Adrit duke i thënë “Më ka marr malli me të thirr Kadri”.

Ndryshe, çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre brenda shtëpisë së “BBVK”.