Rrokulliset një veturë në afërsi të Kalasë së Shkupit

Një veturë është aksidentuar paraditen e sotme në rrugën “Lazar Liqenovski” në Shkup, respektivisht në rrugën poshtë Kalasë së Shkupit.

Vetura është rrokullisur pas përplasjes me një veturë taksi. Sipas dëshmitarëve, nga aksidenti nuk ka pasur viktima, ndërkaq në vendin e ngjarjes është edhe ndihma e shpejtë.