Rrobeli: Mirëupafshim në krizën e radhës të shkaktuar nga ndërtuesi i sprovuar i barrikadave

Shkruan: Enver Rrobelli

Shou duket se mbaroi. “Shefi suprem” për ngritjen e barrikadave dha urdhër që ato të hiqen duke filluar nga sot paradite. Por “shefi suprem” i barrikadave në një takim me kriminelë, kontrabandistë dhe keqbërës në Rashkë paralajmëroi krizën e radhës: “E di se njerëzit tanë nuk do të jenë kurrë të kënaqur derisa nuk e kanë të qartë se jetojnë në Serbi dhe jo në një shtet tjetër”. Aleksandër Vuçiqi së paku s’po e fsheh fare qëllimin e tij para gjithë botës: destabilizimin permanent të Kosovës me shpresë se një ditë arrin cakun e tij – rrënimin e shtetit të Kosovës duke ia grabitur një pjesë të territorit. Rrjedhimisht, mirupafshim në krizën e radhës të shkaktuar nga ndërtuesi i sprovuar i barrikadave.