Autoritetet e Emigracionit në të gjithë Kinën, trajtuan 163 milionë dalje dhe hyrje në tremujorin e parë të 2025, një rritje prej 15.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, tha të martën Administrata Kombëtare e Emigracionit.
Nga totali, 80.27 milionë janë bërë nga banorët e pjesës kontinentale të Kinës, 65.72 milionë nga banorët kinezë në Hong Kong, Makao dhe Tajvan dhe 17.43 milionë nga shtetas të huaj.