Rritja e gjelbër, gjithnjë e më shumë prioritet i së ardhmes

Transformimi i bashkërenduar drejt zhvillimit digjital dhe rritjes së gjelbër, është kthyer në një prioritet me rëndësi për Kinën.

Platformat e punës në këtë drejtim janë përqëndruar në dy fusha kryesore, përkatësisht në nxitjen e zhvillimit të gjelbër e me karbon të ulët të industrive digjitale dhe përshpejtimin e transformimit të gjelbër të sektorëve të ndryshëm nëpërmjet teknologjisë digjitale.

Ato synojnë të përshpejtojnë transformimin e bashkërenduar drejt zhvillimit digjital dhe rritjes së gjelbër, të promovojnë integrimin e teknologjive të reja me industritë e gjelbra e me karbon të ulët dhe të përmirësojnë industritë tradicionale nëpërmjet teknologjive digjitale e të gjelbra.

Nga organet shtetërore është përcaktuar një kornizë me tre pjesë, që mbulojnë kapacitetet themelore dhe sistemet teknologjike dhe industriale për integrimin digjital dhe të gjelbër.

Rajonet inkurajohen të fokusohen në zhvillimin me cilësi të lartë, të zhvillojnë forcat e reja prodhuese cilësore, të shfrytëzojnë burimet vendase dhe të krijojnë industri të specializuara dhe epërsi funksionale për të përshpejtuar zhvillimin e bashkërenduar digjital e të gjelbër