Rritet sërish numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri sot njoftoi se në 24 orët e fundit prej 259 testimeve janë regjistruar 17 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 433 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar me koronavirusin e ri. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë janë rikuperuar plotësisht duke e çuar numrin e të shëruarve nga Covid-19 në 197. Shqipëria deri më tani shënon 23 viktima nga koronavirusi.