Rritet për 23 për qind numri i rasteve të reja me virus

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se infektimet me koronavirus janë rritur për 23%. Në periudhën 1 deri më 7 mars 2021 janë regjistruar 4.463 raste të reja pozitive në 35 qytete. Pjesa më e madhe e tyre janë nga Shkupi, ndërsa icidenca më e lartë javore është regjistruar në Negotinë sëbashku me Demir Kpainë. Të infektuarit janë nga të gjitha grupmoshat, më e zakonshmja është mbi 60 vjeç (23%), më pas vijojnë personat e grup- moshës 30-39 vjeç (20.1%), 40-49 (17.8%), 50-59 (17.4%), 20-29 (14%). Numri më i vogël i të infektuarve është shënuar tek fëmijët nga mosha 0 deri më 9 vjeç (2.3%) dhe 10-19 (5.2%). Ndërsa, në krahasim me javën e kaluar është ulur numri i rasteve të vdekshmërisë me një shifër prej 17.4%.

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

“Janë regjistruar 57 raste të personave që kanë humbur jetën si pasojë e Kovid-19, në 16 qytete. Sipas moshës, 50 persona ishin mbi 60 vjeç, 5 persona në grup-moshën 50-59 dhe nga një person në grup-moshat 30-39 dhe 40-49 vjeç”

Ndërkohë, gjatë 1 deri më 7 mars 3.895 persona kanë fituar betejën me koronavirusin, me një rritje prej 2.2 herë më shumë se javën e kaluar. /SHENJA/