Rritet dukshëm vlera e Aro Muric pas paraqitjeve fantastike me Burnleyn

Arijanet Muric është duke kaluar sezonin e tij më të mirë në karrierë dhe vlera e tij në treg po rritet dita e ditës.

Falë paraqitjeve të mrekullueshme me Burnleyn në Championshipin anglez, vlera e Muric është rritur nga faqja e specializuar për vlerat e futbollistëve ‘Transfermarkt’.

Nga 4 milionë sa kushtonte më parë, Aro Muric tani ka vlerën 6 milionë euro.

24-vjeçari ka shkëlqyer nën urdhrat e Vincent Kompany te Burnley, pasi ka mbrojtur në 35 ndeshje, ku 15 prej tyre e ka mbajtur portën e paprekur.

Aro është një nga futbollistët kosovar me notën mesatare më të madhe në botë këtë edicion.

Kujtojmë që përpos portierit Aro Muric, vlera i është rritur edhe Arbnor Mujës, Milot Rashicës dhe Vedat Muriqit.