Rriten ndjeshëm pagesat online

Numri i përdoruesve të shërbimeve të pagesave online në Kinë kishte arritur në 872 milionë deri në fund të qershorit, sipas raportit më të fundit statistikor mbi zhvillimin e internetit të Kinës.

Raporti, i publikuar nga Qendra e Informacionit të Rrjetit të Internetit në Kinë, cituar nga “Xinhua”, bën të ditur se përdoruesit e pagesave online përbënin 86.3 për qind të totalit të përdoruesve të internetit të vendit.

Numri i blerësve online në Kinë arriti në 812 milionë, ose 80.3 për qind të përdoruesve të përgjithshëm të internetit, vuri në dukje raporti.

Sipas dokumentit, Kina ka parë përparim të qëndrueshëm në përmirësimin e aksesit rural në internet, pasi shkalla e depërtimit të internetit në zonat rurale ishte rritur në 59.2 për qind deri në fund të qershorit.

Tregtia elektronike e drejtpërdrejtë ka luajtur një rol jetësor në nxitjen e shitjes së prodhimeve bujqësore në zonat rurale, shtoi raporti.