Rrëzohet avioni në Turqi, raportohet për viktima

Një avion  stërvitor me një motor është rrëzuar pranë aeroportit Yunuseli në Bursa. Mediat atje raportojnë për viktima.

CNN turk raporton se avioni filloi të digjet duke rënë mes shtëpive në Sarıgul të rrethit Osmangazi të Bursës.

Në vendngjarje janë 20 makina të zjarrfikësve dhe ambulanca. Ndërsa katër automjete në zonë janë kapur nga flakët.

Kreu i lagjes në deklaratën e tij tha se “2 persona në avion humbën jetën, kurse nuk ka asnjë humbje jetë në lagjen tonë”.

Viktimat janë pilotët Furkan Okten dhe Murat Avsar./21Media