935 persona të punësuar në sektorin publik, kanë punuar në më shumë se 1 vend pune. Numri më i madh i vendeve të punës që ata kanë punuar njëkohësisht, korrespodon të jetë në 6 institucione të ndryshme, kurse numri më i vogël në 2. Këto të dhëna i takojnë vitit 2016, të cilat i publikoi Meta mk, duke u bazuar në raportin e këtij institucioni. Ata shkruajnë se në sektorin publik ka më shumë vende pune se sa të punësuar, kurse ka të punësuar që i plotësojnë vendet e punës në dy ose më shumë institucione.
Raporti i vitit 2016
“Numri i personave që i plotësojnë dy ose më shumë vende pune, është 935. Nga këto 935 persona, dy i plotësojnë vendet e punës në gjashtë institucione, katër në pesë institucione, njëmbëdhjetë në katër institucione, pesëdhjet e katër në tre institucione dhe tetëqind e gjashtëdhejtë e katër në dy institucione”.
Këto të dhëna në raportin vjetor për vitin 2016, tregojnë se si është rritur numri i të punësuarëve në administratën publike.
Raporti i vitit 2016
“Këto persona i plotësojnë gjithsej 1966 vende pune edhe atë 1496 në fushën e arsimit, 465 në fushën e shëndetësisë, 1 në fushën e punës dhe politikës sociale dhe 4 në punë komunale”.
Ndërkaq, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës,që i publikon këto raporte vjetore në to, nuk e thekson numrin e personave që punojnë në më shumë institucione.