Çulev i kërkon Pendarovskit veturën e trashëguar nga Ivanov

Veturën të cilën aktualisht e shfrytëzon presidenti Stevo Pendarovski e të cilën ministri teknik i punëve të brendshme e ka kërkuar t’i kthehet ministrisë, është që nga koha kur në krye të shtetit ishte Gjorgji Ivanov dhe ai ka shfrytëzuar veturën e njëjtë. Pasi Pendarovski ka ardhur në këtë post nuk ka kërkuar veturë tjetër, pork a shfrytëzuar atë të cilët e ka gjetur në presidencë, por mësohet se as edhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk i ka ofruar veturë tjetër ose veturë shtesë.
Ministri Naqe Çulev për këtë dhe veturat e tjera të cilat i kërkoi t’i kthehen MPB-së, tha se arsye për këtë telegram është keqpërdorimi i të njëjtave për qëllime private nga funksionarët, por duke mos dhënë më shumë hollësi ose dëshmi për keqpërdorimet e këtillë.
Nga kabineti i presidentit Pendarovski dje thanë për mediat në vend se janë në dijeni për telegramën e lëshuar nga ministri teknik, por nuk i dijnë arsye. Ata rikujtuan se sigurimi i presidentit është obligim ligjor i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Presidenca
“Jemi të informuar se ekziston një shkresë interne në MPB, përmes së cilës kërkohet kthimi i një veture të cilën e shfrytëzon presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nuk e ijmë se cili është motivi për këtë shkresë, por rikujtojmë se sigurimi i presidentit është obligim ligjor i Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

Në mesin e 35 automjeteve të cilat ministri Naqe Çulev, përmes një telegrami kërkoi ti kthehen MPB-së, ndodheshin vetura e presidentit, një veturë e sigurimit të kryeministrit Oliver Spasovski, si dhe vetura e zëvendës ministres plotësuese të Punëve të Brendshme. Për këtë të fundit Çulev tha se ka tërhequr kërkesën, ndërsa u arsyetua se veturat nuk janë të regjistruara me emra andaj dhe nuk ka qenë në dijeni. Por për institucionet e tjera ai tha se veturat plotësuese duhet të meren vetëm me kërkesë drejtuar ministrit.