Rreth 100 të vrarë gjatë 24 orëve të fundit nga sulmet ajrore izraelite në Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka raportuar 99 persona janë vrarë dhe 169 të tjerë plagosur në 24 orët e fundit, si pasojë e sulmeve ajrore izraelite.

Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga 7 tetori i vitit të kaluar është rritur në 41 mijë e 788, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, sipas ministrisë, numri i përgjithshëm i të plagosurve ka shkuar në 96 mijë e 794, duke mos bërë dallim mes luftëtarëve dhe civilëve.

Kjo ministri gjithashtu tha se shumë viktima mbeten të bllokuar nën rrënoja, të cilat ekipet e emergjencës nuk kishin arritur t’i nxirrnin.