Rreshjet e borës kanë ndaluar, por Tanusha vazhdon të jetë e bllokuar?

Të reshurat e borës që kapluan vendin ditëve të fundit kanë lënë të bllokuar tashmë disa ditë banorët e fshatit Tanushë.

Disa fotografi të cilët kanë arritur në redaksinë e Tv21 shihet se bora është me lartësi më shumë se 50cm.

Banori i cili na i ka dërguar fotografitë thotë se në këtë gjendje fshati është tashmë tre ditë me radhë dhe pohon se komuna e Çuçer Sandevës nuk është interesuar fare për pastrimin e rrugëve.

Ai thotë se rruga kryesore që dërgon tek stacioni policor është pastruar, por thekson se rrugët brenda fshatit nuk janë prekur. Sipas tij, banorët as nuk mund të lëvizin për shkak se rruga është e bllokuar.