Rrëmujë tek Enti për Punë Sociale në Çair, qytetarët rrezikojnë shëndetin e tyre

Në adresë të TV SHENJA, kanë ardhur disa fotografi të cilët dëshmojnë për rrëmujën që po ndodh në këto momente tek Enti për Punë Sociale në Çair.
Sipas informacioneve, qytetarët po i ripërtërijnë dokumentet e tyre për shtesat fëmijërore.
Siç mund të shihet në fotografitë në këtë rrëmujë nuk ka hapësirë për respektim të rregullave për mbrojtje nga koroanvirusi me çka qytetarët janë duke rrezikuar shëndetin e tyre.