Rrëfimi prekës i Ardiana Matoshit: Kur isha shtatzënë kuptova që kisha tumor

Adriana Matoshi thotë kur isha shtatzënë kuptova që kisha tumor.

Aktorja Adriana Matoshi e cila u bë edhe më e njohur për publikun me rolin e Sasës në serialin vendor “O sa mirë”, së fundmi përveç profesionit ka folur edhe për jetën e saj.

Vite më parë, në 2012, aktorja u diagnostifikua me tumor në kokë, për të cilin ka folur sërish, ndërsa ka zbuluar se atë kohë ka qenë shtatzënë.

Adriana Matoshi gjithashtu zbuloi se tumori i humbi asaj të pamurin, ku dhe iu desh t’i nënshtrohej operimit më pas.

“Vitin 2012 kam qenë shtatzënë në fëmijën e katërt, edhe erdh një moment ku kisha marramendje, të vjella dhe gjithë fajin ja lashë shtatzënisë. E kuptova më pas që në kokën time kam tumor dhe si kam treguar askujt. Në ato kohë jam ftuar për një film, ku një herë e mendova për jo, por më pas ndryshova mendjen, duke thënë se mund te jetë roli im i fundit. Kisha dhimbje të tmerrshme, gjatë skenës së fundit në xhirime, ndërsa mendoja se do lindja. Ka qenë periudhë e vështirë por që ka kalu me sukses. Tumori më humbi dhe të pamurit dhe me kalimin e kohës, pasi linda vajzën, u operova në kokë dhe kaloi”, tregoi Adriana Matoshi.