Rrëfimi për depresionin, e dashura i del në mbështetje Bleros: Jam shumë krenare, të dua jetë

Blero mbrëmjen e kaluar, ka prekur të gjithë me nga një rrëfim prekës së “BBVK”.

Ai ka rrëfyer jetën e tij, fëmijërinë si dhe për karrierën e gjatë muzikore, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjera, ai ka folur për depresionin që ka përjetuar para tri viteve, ku edhe u trajtua jashtë vendit.

Përkrahje mori nga shumë personazhe publike, e një reagim e bëri edhe partnerja e tij.

Ajo tha se e mbështet Bleron dhe se është shumë krenare me të, duke e falënderuar për atë që ndau me publikun.

“Jam shumë krenare për ty, faleminderit që i tregove të gjithëve se kjo është krejtësisht normale. Nëse nuk ndihemi mirë, duhet të kërkojmë ndihmë. Të dua jetë.”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/