Rrëfimi i ish-partneres së Giggs: Më ofendonte, më keqtrajtonte dhe kishte tetë të dashura tjera

Kate Greville, ish-partnerja e legjendës së futbollit, Ryan Giggs, ka hedhur një sërë akuzash kundër yllit të dikurshëm të Manchester Unitedit.

“Donte të bënte seks gjatë gjithë kohës, më merrte në telefon 50 herë brenda një ore”, ka thënë ndër të tjera ajo në një intervistë policore (që ka zgjatur 105 minuta), të treguar gjatë ditës së dytë të gjyqit ndaj uellsianit.

Kate, një drejtoreshë e marrëdhënieve me publikun, detajoi sjelljen e pretenduar abuzive të Giggs në marrëdhënien e tyre.

36-vjeçarja gjithashtu pretendon se zbuloi që trajneri i tanishëm i futbollit kishte lidhje me tetë femra të ndryshme duke parë iPad-in e tij, me ç’rast vendosi të largohej nga shtëpia e tij në vitin 2020.

“Vendosa të zbuloj të vërtetën. Realiteti i asaj që gjeta në atë iPad ishte shumë më i keq nga sa mund ta imagjinoni”, ka rrëfyer ajo duke shtuar se ai kishte quajtur “lopë” në mesazhet që u dërgonte miqve të tij.

Ish-partnerja gjithashtu tregoi se si 48-vjeçari reagonte me zemërim ndaj akuzave se po takonte femra të tjera derisa ata ishin në lidhje.

Greville pretendon se në vitin 2017, Giggs, e tërhoqi zvarrë nga një dhomë hoteli në Dubai, ndërsa ajo ishte e zhveshur, pasi e akuzoi se kishte shikuar një femër tjetër.

Dhe në ditën e Krishtlindjes 2019, ajo i tha një oficeri policie, se ish-futbollisti e goditi me shkelm në shpinë ndërsa ajo u shtri në shtrat para se t’ia hidhte çantën e laptopit në kokë në një dhomë hoteli në Londër, pas një debati gjatë një daljeje.

Giggs është akuzuar se e kishte sulmuar Kate dhe motrën e saj më të vogël, Emma Greville, më 1 nëntor 2020, me një akuzë të mëtejshme në lidhje me sjelljen kontrolluese dhe shtrënguese ndaj ish-it të tij midis viteve 2017 dhe 2020.

Për shkak të gjyqit, trajneri dha dorëheqje nga posti i përzgjedhësit të Uellsit. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat.