Rrahën me shkopa bejsbolli 30-vjeçarin, lirohen nga burgu katër agresorët në Korçë

Gjykata e Korçës ka liruar nga burgu Spartak Selimin, Kristi Selimin, Marsel Xhakollarin dhe Erjon Gurën, 4 personat të cilët pak ditë më parë rrahën me sende të forta brenda ambienteve të një servisi, Ramadan Hasanin.

Ka qënë prokuroria e Korçës ajo që i ka kërkuar gjykatës masën re sigurisë “Detyrim paraqitjeje” për të 4 të ndaluarit e policisë, masë e cila ka pranuar gjykata e Korcës.

Prokuroria e ka konsideruar ndalimin e tyre nga ana e uniformave blu si të paligjshëm.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak ditë më parë kur Spartak Selimi bashkë me 3 persona të tjerë kanë goditur me shkopinj bejsbolli dhe sende të forta 30 vjeçarin Ramadan Hasan, duke i shkaktuar fraktura të shumta.

Nga plagët e marra 30 vjeçari ka qenë për disa ditë nën kujdesin e mjekëve.