Roza Lati takohet me Sali Berishën, thotë se është politikani më i mirë në historinë shqiptare

Moderatorja e njohur shqiptare, Roza Lati, është takuar me ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.

Këtë e ka zbuluar vetë moderatorja, shkruan lajmi.net.

Ajo ka postuar një imazh krah ish kryeministrit në profilin e saj të ‘Instagramit’.

Madje, ajo e ka cilësuar atë edhe si politikanin më të mirë që e ka pasur Shqipëria.

“Në një takim me politikan më të fortë që mban mend ndonjëherë historia shqiptare”, shkroi ajo krah fotos.

Moderatorja nuk ka zbuluar arsyen e takimit të tyre./Lajmi.net/